Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Moti i keq shkaktoi bllokimin e akseve rrugore në Shkodër, ekipet e emergjencave ndalojnë punën për shkak të errësirës
Në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut me intensitet kryesisht mesatar dhe herë pas here të lartë. Në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, të Bashkisë Shkodër, puna për zhbllokimin e rruges Theth – Breg Lumi është ndaluar për shkak të errësirës, ndërsa efektivet e FA janë tërhequr dhe pritet që puna për rehabilitimin e këtij aksi rrugor të rifillojë ditën nesërme. Nga ana tjetër, në Bashkinë e Malësisë së Madhe, raportohet për një shtyllë të energjisë elektrike të dëmtuar, ndërsa bazamenti i saj është gërryer si pasojë e reshjeve dhe po punohet për riparimin e shtyllës nga ekipet e OSHEE. Top Channel