Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Bushkolaj: Shqipëria po ndjek modelin kolumbian, kartelet lulëzojnë nën sytë e shtetit
Shqipëria është shndërruar në një qendër të rëndësishme për pastrimin e parave me origjinë kriminale, ku sektori i ndërtimit në Tiranë shërben si mekanizmi kryesor për këtë aktivitet të paligjshëm. Dyshimet e forta për implikim në nivele të larta politike mbështeten nga një sërë dosjesh dhe rastesh ndërkombëtare, të cilat skicojnë një panoramë alarmante. Në emisionin “Task Force”, gazetari Elkier Bushkolaj iu referua fillimisht deklarimeve të bashkëshortes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, e cila, sipas tij, ka përmendur interesin e McGonigal për “çështje të pastrimit të parave nëpërmjet projekteve të ndërtimit që kalonin nga Tirana”. Ai solli në vëmendje gjithashtu dosjen “Gallo” në Itali, ku në datën 23 pritet zhvillimi i seancës së apelimit. Sipas gazetarit, ky grup hetimor dyshohet se kishte planifikuar pastrimin...