Mafia shqiptare do vriste kryeprokurorin belg/ Gazeta ‘Le Soir’ sjell detaje tronditëse: Donin të terrorizonin Evropën

Mafia shqiptare do vriste kryeprokurorin belg/ Gazeta ‘Le Soir’ sjell detaje tronditëse: Donin të terrorizonin Evropën

Nga Louis Colart,  LE SOIR Ishte fillimi i verës. Prokurori i ri i Mbretit në Bruksel, Julien Moinil – i cili sapo kishte nisur detyrën në janar – ishte vënë nën mbrojtje policore. Në fillim të korrikut, kërcënimi ndaj jetës së tij ishte vlerësuar në nivelin maksimal nga qendra e krizave dhe policia federale. Niveli katër. Apatia relative e reagimeve politike u ndërpre vetëm pasi Julien Moinil u prit nga Mbreti, si një formë mbështetjeje publike. Një mbështetje mbretërore që më në fund çoi në një varg reagimesh mbështetëse nga klasa drejtuese dhe qeveria në luftën kundër trafikut të drogës. Por, përkundrazi, pak ose aspak nuk ishte bërë publike për natyrën e kërcënimeve për vrasje që rëndonin mbi prokurorin. Kjo heshtje e domosdoshme, që rrethonte hetimet,...