Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ryshfet miliona lekë për heqjen e një gjobe! SPAK çon për gjykim 2 inspektorët e ISHTI-t
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj si edhe administratorin e një biznesi privat, Julian Suljoti të cilët akuzohen për korrupsion. Sipas hetimeve të kryera nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), më 1 nëntor 2021, inspektorët Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj kanë marrë nga administratori Julian Suljoti një shumë prej 900 mijë lekësh dhe 10 mijë dollarësh. Pagesa dyshohet se është bërë për të shmangur ndëshkimin administrativ ndaj subjektit privat, i cili ushtronte aktivitetin tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe pa licencën përkatëse. Procedimi penal fillimisht ishte regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me nr. 385/1 të vitit 2023, për veprat penale...