Enxhi dhe Neada u larguan nga Wake Up pas konfrontimit fizik, zëvendësohen nga Heidi Baci

Enxhi dhe Neada u larguan nga Wake Up pas konfrontimit fizik, zëvendësohen nga Heidi Baci

Ristrukturimi i emisionit të mëngjesit “Wake Up” në Top Channel ka qenë temë kryesore e lajmeve rozë ditët e fundit. Pas largimit të Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt, vendin e tyre e ka zënë Heidi Baci, e cila moderon emisionin së bashku me Blendi Salajn. Largimi i dy moderatoreve ndodhi pas një sherri të brendshëm në redaksi, që sipas burimeve, ka shpejtuar këtë vendim. Producentja e emisionit, Sara Hoxha, ka reaguar duke publikuar në Instagram një reels nga programi i sotëm, ku bën tag Heidin dhe Blendin dhe i shoqëron me disa yje, duke dhënë sinjalin se ata janë tani fytyrat kryesore të mëngjesit në Top Media.