Joe Biden hoqi kufizimin e përdorimit të tyre, Ukraina godet objektivat ushtarake ruse me raketat ATACMS

Joe Biden hoqi kufizimin e përdorimit të tyre, Ukraina godet objektivat ushtarake ruse me raketat ATACMS

Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se ka goditur objektiva ushtarake brenda Rusisë duke përdorur raketa ATACMS të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe e ka cilësuar këtë një “zhvillim të rëndësishëm”. Sipas raportimeve, kjo është hera e parë që Ukraina e pranon hapur përdorimin e raketave balistike të përparuara amerikane kundër objektivave në territorin rus, edhe pse administrata e atëhershme e Joe Biden e kishte hequr kufizimin për përdorimin e tyre jashtë territorit ukrainas një vit më parë. “Përdorimi i aftësive të sulmit me rreze të gjatë veprimi, duke përfshirë sisteme si ATACMS, do të vazhdojë”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në deklaratën e tij. Ukraina i mori këto sisteme në vitin 2023, por fillimisht ishte e kufizuar në përdorimin e tyre vetëm brenda...