Reshjet në Qarkun e Lezhës/ Evakuime, ndërhyrje emergjente dhe masa shtesë sigurie, ministri Vengu: Strukturat në angazhim maksimal

Reshjet në Qarkun e Lezhës/ Evakuime, ndërhyrje emergjente dhe masa shtesë sigurie, ministri Vengu: Strukturat në angazhim maksimal

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i shoqëruar nga prefekti Tauland Malshi, zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e reshjeve dhe masat që do të merren në orët në vijim. Pas mbledhjes, Vengu deklaroi se situata mbetet dinamike dhe se strukturat janë në angazhim maksimal. Ai theksoi se janë kërkuar mjete shtesë, ndërsa Ministria e Bujqësisë ka reaguar menjëherë. Forcat e ushtrisë janë dislokuar në Kurbin, zonën më të prekur nga reshjet, si dhe në Lezhë për t’i paraprirë përkeqësimeve të mundshme. Ndërkohë, po ndërhyhet në tre ura që kanë pësuar dëmtime. Në Bashkinë e Lezhës janë evakuuar 4 familje, të strehuara në konviktin e shkollës profesionale. Në lagjen “Sake” disa banesa mbeten të rrezikuara, por ndërhyrja kërkon miratim...