VIDEO/ Kullë-hotel brenda QSUT, Spahia zë ngushtë ministren e Shëndetësisë, heshtje totale për aferat

VIDEO/ Kullë-hotel brenda QSUT, Spahia zë ngushtë ministren e Shëndetësisë, heshtje totale për aferat

Deputeti i PD, Bardh Spahia gjatë mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë, ka denoncuar ndërtimin e kullës hotel brenda QSUT, ministrja dhe gjithë drejtuesit e Shëndetësisë zihen ngushtë, mbyllin gojën dhe nuk japin përgjigje. Reagimi i Bardh Spahisë: Nuk pranojnë interpelancë dhe as mocion me debat për gjendjen në Spitalin Onkologjik. Nuk japin llogari për mungesë ilaçesh dhe shërbimesh. Omerta është i vetmi kod që njohin dhe mbyllin gojën dhe bëjnë të paditurin sa herë flitet për shpenzime dhe afera të dyshimta. Qartësisht siç shihet dhe me figurë dhe fatkeqësisht, përfaqësuesit e mazhorancës në komision dhe kudo nuk janë në shërbim dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve por të aferave të pafundme që përfshijnë qeverinë.