80 mijë euro për ta vrarë/ U shpëtoi 2 atentateve nga ‘ushtari’ i Dumanit, Aredin Behari: E kisha prej vëllezërve Pashaj

Aredin Behar

TIRANË-Në seancën e sotme gjyqësore të çështjes “Plumbi i Artë” ka dëshmuar Aredin Behari. Ky i fundit u ka shpëtuar 2 atentateve, në 2017 dhe 2019  për të cilat tregoi rrethanat e ngjarjeve. Biznesmeni ka theksuar se që në fillim ka qenë i bindur se planet për eliminimin e tij ishin të organizuara nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj.
Aredin Behari: Isha në lokal ulur, te Astrit Merkaj në Fier. Unë isha në katin e parë te lokalit. Lokali ishte me xhama, kishte pamje nga jashtë-brenda. Unë e pash nga jashtë që shpëtova. Isha ulur me Astrit Merkajn dhe me dy persona të tjerë. Ora ka qenë rreth 19.00-20.00. Në atë kohë kam patur një Ford 2002. Personi nuk hyri në lokal, qëndroi te dera që ishte gjysmë e hapur. Nuk hyri sepsë u tremb, gjuajti direkt nga xhami. Në atë pozicion qëlloi direkt te unë. Se si më vajti instikti pash personin që po nxirte armën dhe kur i ngeci u ula poshtë tavolinës dhe shpëtova. Qëlluan katër herë, njëri plumb kapi cepin e tavolinës plumbat e tjerë kapën murin. Unë nuk pësova dëmtim fizik. Pastaj lajmërova policinë. Personi u largua menjehërë. Autori kishte trup të gjatë dhe të dobët. U largua në këmbë. Ishte me maskë, tuta sportive dhe bluzë me kapucc. Nuk të them dot se kush ishte. U qetësova me thënë drejtën. Lidhur me këtë ngjarje nuk jam pyetur në prokurorinë e Fierit. Policia erdhi i dhash shpjegime se ccfarë ndodhi. Te ky lokali ulesha gjithmonë. Albert dhe Ardian Pashaj më shihnin që rrija në atë lokal. Jam pyetur nga policia dhe i thash se dyshoj për Ardian dhe Albert Pashajn. Kisha konflikt shtëpie me ta. Pas 5 ditësh më ndodhi atentati. Isha i ndërgjegjshëm se kush ma kishte bërë. Me Ardianin jam takuar pas ngjarjes. Unë me dy vëllezërit isha në konflikt për një apartament, në gjykatën e Apelit e fitova gjyqin për banesën, Gjykata e Lartë e riktheu në Apel.
Në nëntor 2019 më ndodhi atentati tjetër. Vjen një makinë në një moment kur unë po ikja në këmbë për në shtëpi. Vjen makina dhe po ecte ngadalë më pas dëgjova krisma kallashi, breshëri. Makina ishte në ecje përbri meje. Ai qëlloi rreth 3-4 herë, i shpëtova plumbave. Qëlloi pasagjeri nga sedilja e pasme. Ata goditën nga brenda pa hapur xhamin. Mbaj mend që kam bërtitur me të madhe dhe ika. Shkoj në prokurori dhe me nxjerin dy emra “Buzi” dhe një tjetër. Nuk njoh njeri i thash. Nuk mendoja që e kishin me mua. Falenderoj Zotin. Unë isha në lokal, te Dashamiri deri në orën 9 ndenja. Isha me një person dhe më pas kalova rrugën të ikja në shtëpi. Makina ishte ngjyrë bojqielli. Pas ngjarjes së dyte nuk u takova as me Ardianin as me Albertin. Deri në vitin 2016 ne s bëheshin fare, pastaj unë fitova gjyqin për shtëpinë dhe magazinën. Dyshimin e kam ende sot që atentatet me ka ardhur nga dy vëllezërit.  Në 2023 i jam falenderues shtetit sepse dolën dyshimet e mia. Shkaktari është Ardian Pashaj për të gjitha problemet që më janë krijuar. Une Albert Pashajt i kam bërë dy shtëpi në Tiranë me paratë e mia.