Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
”4 bashki më të prekura nga moti i keq”, ministri Vengu: Gjendja e alertit do të jetë për disa ditë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu flet për situatën e krijuar nga moti i keq në vendin tonë. Sipas tij situata më e rëndë paraqitet në bashkitë Lezhë, Kurbin, Durrës dhe Krujë, aty ku janë dislokuar emergjencat dhe Forcat e Armatosura. 50 banesa janë prekur nga uji në këto zona, teksa vetëm një prej tyre u evakuuar. Ministri shtoi se strukturat do të qëndrojnë në gatishmëri deri në 22 nëntor. “Në Thumanë kishte një situatë komplekse me stabilitetin e argjinaturave, por falë ndërhyrjeve kemi një situatë më të stabilizuar. Kemi forca në terren dhe siç kemi parë kemi një front që e prisnim që të vijonte në Kurbin dhe Lezhë, por prurjet kanë krijuar efekt në Krujë dhe Durrës. Forcat janë shpërndarë në të gjitha akset e...