Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Helmimi që çoi në humbjen e familjes në Stamboll, ndërron jetë edhe babai pas gruas dhe fëmijëve
Një familje prej katër anëtarësh kanë humbur jetën tragjikisht gjatë pushimeve të tyre në Turqi. Disa ditë pasi nda nga jeta gruaja dhe dy fëmijët ka ndërruar jetë edhe babai i familjes. Ata u helmuan gjatë qëndrimit të tyre në Stamboll. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, edhe kryefamiljari vdiq. Hetimet lidhur me ngjarjen vijojnë ndërsa 11 persona janë arrestuar. Incidenti ndodhi të mërkurën, më 12 nëntor, në një hotel në lagjen Fatih. Familja e Servet dhe Cigdem Becek kishte mbërritur në Stamboll nga Gjermania dhe po qëndronte në hotel me fëmijët e tyre, Kadir Muhamet dhe Masal. Vonë atë natë, nëna e gjeti vajzën e saj pa ndjenja dhe njoftoi autoritetet. Masal dhe vëllai i saj më i madh, Kadir Muhamet, më vonë ndërruan jetë në spital. Nëna, Cigdem Becek vdiq dy ditë...