Mediat belge: Një klan shqiptar do të vriste prokurorin e Mbretit në Bruksel

Mediat belge: Një klan shqiptar do të vriste prokurorin e Mbretit në Bruksel

Tetë persona janë arrestuar në lidhje me një hetim mbi një komplot të dyshuar për të sulmuar prokurorin publik të Brukselit, Julien Moinil, raporton Le Soir. Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një klani shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës. Media belge shkruan se sot në mëngjes, janë kryer 18 bastisje në kuadër të hetimeve për kërcënimet me vdekje ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel, Julien Moinil. Prokuroria Federale. Pak ditë më parë mediat investigative ndërkombëtare raportuan se për kokën e të cilit, mafia shqiptare kishte vënë një çmimin prej 1 milion eurosh. Kontrollet janë kryer kryesisht në Bruksel, por edhe në Leuven. Tetë persona janë ndaluar dhe aktualisht po merren në pyetje. Pas marrjes në pyetje, gjykatësi do të vendosë nëse ata...