Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Berisha në Vlorë: Pas 11 Majit do të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet
Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore për qarkun Vlorë. Pas përshëndetjes për mikpritjen entuziaste, kreu i PD-së se Shqipëria pas 11 majit do të nisë udhën për të dalë në krye të vendeve të rajoni, për rrogat, pensionet dhe për mbështetjen e tyre nga shteti. ”U jap ju fjalën se 3 muajt e parë, kjo situatë përmbyset. Shqiptarët në mjerim nuk do ketë më. Çdo shqiptar do marrë 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro”,-tha Berisha. Pjesë nga fjala Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetarëve të Vlorës, banorëve të këtij qarku nga Konispoli në Mifol. Vlonjateve dhe vlonjatëve në Vlorë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen sonte....