Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Stërvitje për luftë në qytet/ Ushtria gjermane nis manovrat pesëditore duke improvizuar mbrojtjen e infrastrukturës
Forcat ushtarake gjermane nisën në Berlin pesë ditë stërvitjeje për skenarin e një lufte urbane, të fokusuara tej zhvendosja e shpejtë dhe mbrojtja e infrastrukturës jetike në rastin e një sulmi real. Simulimi i një situate emergjente vjen në kohën kur peizazhi i sigurisë në Europë ndryshon pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Stërvitja e pagëzuar me emrin “Bollwerk Bärlin III” përfshin veç një stacioni metroje, edhe një polygon të përdorur nga forcat e policisë dhe ish uzinën kimike në Rüdersdorf. Bundeswehri e pranoi hapur se lufta e Moskës në Ukrainë ka nxitur nevojën për shtimin e masave mbrojtëse të vendit. Stërvitja e luftës urbane konsiderohet e nevojshme pasi rrugët e ngushta, ndërtesat e larta dhe tunelet e metrosë së Berlinit kërkojnë trajnim të specializuar...