Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
E kërkon Kushtetuesja, ndryshon hetimi parlamentar/ Mazhoranca do ndryshime më të mëdha, PD kundër
Kuvendi nis të zbatojë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese për Komisionet e Posaçme Parlamentare, një kërkesë kjo e theksuar edhe në progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Në Komisionin e Ligjeve deputetja socialiste Aulona Bylykbashi bashkë propozuese e ndryshimeve me Taulant Ballën, tha se këto ndryshime janë të nevojshme për të saktësuar kërkesat dhe procesin e të tilla komisioneve, pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Administrimi provave-Rritje garancisë juridike-Neni 4 dhe pyetjen e dëshmitarëve, duhet të respektojnë rregullat. Rregullohet Neni 5 formulimi sa më konsensual në ngritjen e kërkesës për komisionet hetimore- Neni 13 vendimet e ndërmjetme. Refuzimi provave duhet bërë me vendim të ndërmjetëm”, u shpreh Bylykbashi. Deputeti demokrat Arjan Ndoja shprehu rezerva në lidhje me ndryshimet e propozuara: “Ndryshimet thjeshtë e komplikojnë ligjin. Gjykata...