Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kuvendi në krah të minatorëve, deputetët e PD e të PS kërkuan mbështetjen dhe verifikimin e kushteve të punës
Të majtë e të djathtë sot u rreshtuan në të njëjtën anë, në mbështetje të minatorëve të Spaçit, të cilët prej javësh kanë hyrë në grevë duke denoncuar kushte të rënda pune, paga të pabarabarta dhe shkelje të të drejtave sindikale. Në Komisionin për të Drejtat e Informimit, deputetët e PS-së dhe PD-së akuzuan kompaninë koncesionare për intimidim ndaj punëtorëve, shkelje të kushtetutës dhe mospërmbushje të detyrimeve të investimeve. “Kompania turke ka cenuar këtë të drejtë legjitime të qytetarëve të punësuar në këtë kompani. Trajtimi I diferencuar pagave me turqit dhe shqiptarët. Me listëpagesën po ka një diferencë ndonëse ju thatë sapo e verifikuam. Çdo punonjës turk merr 2 apo 3 herë më shumë se shqiptarët. Ka një kërkesë për revokim të lejes nga shërbimi...