No Image Available

Pse Alzheimeri fshin kujtimet e të dashurve

Pamundësia për të njohur të dashurit, tipike për sëmundjen e Alzheimerit, mund të jetë rezultat i përkeqësimit të rrjeteve mbrojtëse që rrethojnë neuronet në tru, megjithatë, ekzistojnë ilaçe, të cilat tashmë po studiohen në trajtimin e tumoreve dhe artritit, që mund të rivendosin këto struktura dhe të ruajnë kujtimet, sipas një eksperimenti mbi minj të kryer nga Universiteti i Virxhinias dhe Virxhinia Tech, botuar në revistën "Alzheimer and Dementia". "Zbulimi i një ndryshimi strukturor që shpjegon humbjen specifike të kujtesës në sëmundjen e Alzheimerit është jashtëzakonisht emocionues", tha koordinatori i studimit Harald Sontheimer. Sipas tij, është një objektiv krejtësisht i ri, dhe ne tashmë kemi ilaçe të mundshme në dispozicion. Ekipi i tij kërkimor ka treguar më parë se në rajone të caktuara të trurit ekzistojnë struktura...