Ryshfet për të shmangur gjobën/ SPAK çon në gjykim dy inspektorë të ISHTI-t dhe një biznesmen

Ryshfet për të shmangur gjobën/ SPAK çon në gjykim dy inspektorë të ISHTI-t dhe një biznesmen

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre të pandehur të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv. Në qendër të hetimit janë administratori i subjektit privat “Ansoil sh.a.” në Korçë, Julian Suljoti, si dhe dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj. Sipas SPAK, hetimet e kryera nga BKH me metoda speciale kanë zbuluar se në nëntor 2021 inspektorët kanë marrë shuma parash në këmbim të mosndëshkimit të subjektit që operonte pa dokumentacion dhe licencë të rregullt teknike. Çështja është transferuar në kompetencën e SPAK-ut pasi fillimisht ishte regjistruar nga prokuroria e Korçës. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë,...