Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dënohet me 12 vite vrasësi i Stiven Toshkëzit, familjarët reagojnë ashpër në gjykatë
Është dënuar me 12 vite burg Aksel Hoxha, autori i vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkzi në prill të vitit 2023. Në apelin e Tiranës, familjarët e viktimës reaguan ashpër në gjykatë. Nga 18 vite që ishte dhënë në gjykatën e Tiranës, dënimi u ul në 12 vite, çka solli reagim të ashpër të familjarëve të viktimës. Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 prillit 2023, kur Enzi Maze dhe Aksel Hoxhaj masakruan me hanxhar 20-vjeçarin. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Njëri prej tyre ka mbajtur derën e shoferit, dhe fillimisht e ka plagosur me hanxhar në pjesën e brinjës. Më pas ai ka mundur të dalë nga...