Një ditë para thirrjes në SPAK, Berisha: 21 janari ishte vrasje shtetërore pa dashje, hetimi është politik

Një ditë para thirrjes në SPAK, Berisha: 21 janari ishte vrasje shtetërore pa dashje, hetimi është politik

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për t’u pyetur për dosjen e 21 janarit. Gjatë një konference për shtyp ai konfirmoi praninë e tij përballë prokurorëve që po hetojnë këtë çështje, ndonëse tha se hetimi është politik. Berisha tha se “21 janari” klasifikohet si “vrasje shtetërore pa dashje”, ku efektivët e Gardës së Republikës kanë vepruar sipas ligjit të miratuar nga vetë socialistët. “Roja i Gardës vepron mbi bazën e ligjit. Ligji thotë “po të gjuajti, breshëri në ajër, po vahdoi të të gjuajë, te këmbët, pastaj neutralizim”. Ky është ligji i bërë nga socialistët. Në qoftë se fillimisht u tha se janë plumba nga afër, çka linte për të nënkuptuar që ishin demonstrues që kishin gjuajtur njeri tjetrin,...