Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Moti i keq në vend/ Familja me pesë anëtarë në rrezik, banesa rrethohet nga uji në Thumanë
Një familje me pesë anëtarë në fshatin Dukagjin i Ri të Thumanës është rrethuar nga uji, i cili ka depërtuar brenda në banesë. Shkak i përmbytjes është bërë dalja nga shtrati i lumit Drojë, që ka shkaktuar probleme dhe në këtë zonë. Emergjencat Civile të Prefekturës së Qarkut Durrës kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të evakuuar familjen në vështirësi. Drejt saj mësohet se janë nisur forcat operacionale të MM dhe pritet të bëhet evakuimi. Top Channel