Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Berisha akuzon Ballukun për “manipulim dokumentesh”, kërkon reagim nga Prokuroria
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar sot akuza të forta ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se në institucionet nën varësinë e saj “po manipulohen dhe ndryshohen dokumente”, në lidhje me hetimin e SPAK për procedurat e tunelit të Llogarasë. Sipas Berishës, “prej 10 ditësh në zyrat e agjencive që varen nga Balluku po kryhen ndërhyrje në dokumentacion”, një situatë që, sipas tij, bie nën përgjegjësinë direkte të prokurorisë. Ai përmendi edhe raste të mëparshme të hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë, duke e cilësuar si “standard të dyfishtë” faktin që Balluku “ndodhet ende në detyrë”. Në deklaratën e tij për mediat, Berisha theksoi se “çdo zyrtar i marrë nën hetim duhet të japë dorëheqjen”, duke kujtuar se kjo ishte — sipas tij —...