Propozimet e Blushit në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Të hapen listat 100%, deputetët t’i zgjedhin qytetarët, t’i kthejmë pushtetin sovranit

Propozimet e Blushit në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Të hapen listat 100%, deputetët t’i zgjedhin qytetarët, t’i kthejmë pushtetin sovranit

Në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi prezantoi propozimet e opozitës, duke kërkuar hapjen 100% të listave, rikthimin e përzgjedhjes së deputetëve nga qytetarët dhe garantimin e votës së lirë. Ai theksoi se komisioni është mbledhur si pasojë e prishjes së standardeve zgjedhore nga mazhoranca, çka është reflektuar edhe në raportin kritik të OSBE-ODIHR. Blushi renditi katër çështje themelore që duhet të adresojë reforma: mbrojtjen e votës së lirë, hapjen e plotë të listave zgjedhore, ndarjen e partisë nga shteti dhe pastrimin e procesit zgjedhor nga ndikimi i krimit të organizuar. Sipas tij, vetëm përmes një reforme të thellë mund t’i kthehet pushteti sovranit dhe të garantohet një garë e drejtë dhe demokratike. Deklarata e Tedi Blushi: Së pari...