Kanosën efektivin për një gjobë, përfundojnë në gjyq dy vëllezërit! Njëri është punonjës i FNSH-së

Kanosën efektivin për një gjobë, përfundojnë në gjyq dy vëllezërit! Njëri është punonjës i FNSH-së

Kronikë E Martë, 18 Nëntor 2025 15:56 Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim dy vëllezërit A.K, dhe A.K, njëri prej tyre efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të akuzuar për kanosjen e një punonjësi të policisë. Sipas hetimeve, vëllezërit kanë kanosur punonjësin e forcave ‘Shqiponja’ pas një gjobe administrative që i kishte vendosur njërit prej vëllezërve. Ndaj vëllezërve rëndon vepra penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Njoftimi i Prokurorisë Shkodër Kanosën punonjësit e policisë për një gjobë, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq dy vëllezërit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezërit A.K. dhe A.K. të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238, paragrafi...