Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Moti i keq, familja me pesë anëtarë në rrezik
Kronikë E Martë, 18 Nëntor 2025 16:07 Moti i keq ka pasoja në vend. Një familje me pesë anëtarë në fshatin Dukagjin i Ri të Thumanës është rrethuar nga uji, i cili ka depërtuar brenda në banesë. Shkak i përmbytjes është bërë dalja nga shtrati i lumit Drojë, që ka shkaktuar probleme dhe në këtë zonë. Emergjencat Civile të Prefekturës së Qarkut Durrës kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të evakuuar familjen në vështirësi.