Këshilltarët e PD votuan për rritjen e çmimit të urbanit në Kamzë/ Berisha: Do dalim me një vendim

Këshilltarët e PD votuan për rritjen e çmimit të urbanit në Kamzë/ Berisha: Do dalim me një vendim

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vendimin e këshilltarëve të PD-së për të bashkuar votat me ata të PS-së për rritjen e çmimit të biletave për urbanët e Bashkisë Kamëz. Berisha u shpreh se kjo është një çështje që do të shqyrtohet me seriozitet dhe se PD do të dalë me një vendim. Ai theksoi se qëndrohnë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe do shqyrtohet çdo vendim që është marrë. “E dëgjova këtë lajm dhe u kam kërkuar drejtuesve të partisë të shqyrtojnë me seriozitetin më të madh këtë çështje. Po shqyrtohet dhe pa diskutim që partia do dalë me vendimin e vet. Nuk e mohoj fare, është ashtu. Por tani, para se të vij këtu, unë mora njoftimet e para se si po veprohet,...