“Gjallë a vdekur nuk ndahesh prej meje”/ Trondit tezja e Daorsa Spahijas në “Shqipëria Live”: E vrau i dashuri, kemi prova me mesazhe

“Gjallë a vdekur nuk ndahesh prej meje”/ Trondit tezja e Daorsa Spahijas në “Shqipëria Live”: E vrau i dashuri, kemi prova me mesazhe

Tezja e Daorsa Spahijas, studentes së mjekësisë që dyshohet se u vetëvra në Tetovë, pretendon se ajo është vrarë nga i dashuri. Në intervistën ekskluzive për “Shqipëria Live”, tezja e viktimës thotë se ajo prej kohësh vuante nga presioni dhe xhelozia e të dashurit të saj. “Ne dyshojmë se Daorsa është vrarë. Nuk ka qenë me mendime për ta vrarë veten, ka pasur qëllime të mëdha në jetë. Ka menduar për doktoraturë në Tiranës. Vetëm është vrarë, këto mendojmë ne familja. E ka vrarë i dashuri që ka qenë në lidhje. Ka qenë lidhje familjare është prezantuar në familje. Ka pasur xhelozi të madh, kërcënime, kemi gjetur prova dhe dëshmi. “Nuk guxon të më lësh”-i ka thënë ai. Ai i ka thënë kam një vajzë...