Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Një ditë pas protestës para kryeministrisë, PD- PS ulen për Reformën Zgjedhore. Gjiknuri: E nisim me çështjet që s’kemi debat. Bylykbashi: Mos përdorni shumicën e cilësuar
Një ditë pas protestës së zhvilluar nga opozita para kryeministrisë, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë ulur sot për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetari nga PS, Damian Gjiknuri propozoi që punimet e komisionit të nisin me çështjet që nuk kanë nevojë për debat, ndërsa shtoi ky komision do të udhëhiqet nga parimet e OSBE/ODIHR. “Duke shpresuar këtë herë të bëjmë një reformë të plotë konsensuale, gjetëm konsensus ndërpartiak për dy çështje të rëndësishme vota e diasporës dhe listat e kandidatëve. Shpresoj që punë e këtij komisioni të jetë bashkëpunuese, për zgjedhje më të mira. Detyra, që ky komision të udhëhiqet nga parimi i rekomandimeve të ODIHR. Janë disa rekomandime prioritare, që kërkojnë zgjidhje nga ky komision për tu kthyer në ligj. Janë çështje që do të adresohen...