Përfshihet nga flakët magazina në Gjirokastër, panik tek qytetarët

Përfshihet nga flakët magazina në Gjirokastër, panik tek qytetarët

Një magazinë me materiale ndërtimi është përfshirë nga flakët në orët e mesditës në periferi të Gjirokastrës. Magazina ndodhej në vendin e quajtur Virua, 3 km në hyrje të qytetit. Zjarri ka nisur rreth orës 12:00 ndërsa flakët u përhapën furishëm në katin e dytë të godinës. Tymi i dendur krijoi panik tek qytetarët të cilët kërkuan ndërhyrjen e Shërbimit Zjarrfikës. Në vendngjarje ndërhyri një mjet zjarrfikës si dhe u përdorën fikëse me pluhur. Falë ndërhyrjes së shpejtë u arrit izolimi i plotë i flakëve. Nuk pati dëme në njerëz ndërsa në mjediset e brendshme të magazinës u regjistruan dëme materiale. Top Channel