Berisha: Krahas foltores parlamentaro-qytetare do të jetë edhe foltorja ime me demokratët

Kryetari i opozitës shqiptare ka paralajmëruar nisjen e foltores me demokratët në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë një konference shtypi në selinë e PD, ai tha se, “krahas foltores parlamentaro – qytetare do të jetë edhe foltorja ime me demokratët”.

Berisha: Do ketë një rikthim të foltores 1.

Unë e thashë, krahas kësaj do vazhdoj takimet.

Nëpër Shqipëri tani.

Po do shkoj patjetër.

Pra kjo do jetë foltorja parlamentaro-qytetare, do të jetë foltorja ime me demokratët dhe mbështetësit.

Ne këto kemi.

Tani kemi një përkushtim total.