Ministrja e Brendshme britanike me dorë të hekurt: Gati dëbimi i 700 familjeve shqiptare nga Anglia!

Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood

BRITANi- Politika e azilit në Britani ka çuar në ashpërsimin e masave, teksa pritet që pothuajse 700 familje shqiptare të preken nga sistemi aktual. Ministria e Brendshme njoftoi se më shumë fëmijë do të përballen me deportim sipas planit të Partisë Laburiste për të marrë masa të ashpra ndaj azilkërkuesve. 
Sipas ministrisë së Brendshme, familjeve, përfshirë fëmijët, të azilkërkuesve të refuzuar do t’u ofrohet mbështetje financiare në mënyrë që ata të mund të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Nëse e refuzojnë këtë mbështetje, do të detyrohen të largohen përmes deportimit, sipas politikës së re, të quajtur “rivendosja e rendit dhe kontrollit”.
Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se oferta e azilit e Mbretërisë së Bashkuar është shumë më bujare krahasuar me “shumë nga fqinjët tanë evropianë”. Konservatorët në përgjithësi i mirëpritën planet, por disa deputetë laburistë sulmuan qeverinë, përfshirë Nadia ëhittome, e cila i quajti ato “distopike” dhe “të turpshme”.
“700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, por largimi i tyre nuk po zbatohet sepse kanë fëmijë.”, deklaroi Shabana Mahmood në Parlament. 
Ministria e Brendshme do të nisë një konsultim se si mund të deportojë familjet, përfshirë fëmijët. Aktualisht, familjet me fëmijë nën moshën 18 vjeç në momentin kur u refuzohet azili vazhdojnë të marrin mbështetje qeveritare derisa fëmija më i vogël të mbushë 18 vjeç – edhe nëse të gjitha rrugët e apelimit janë shteruar dhe ata refuzojnë të kthehen./ZËRI