Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sistemi i gradave dhe revistave shkencore/ Akuza të forta për paracaktim të fituesit të tenderit 2.6 mln euro të AKSHI-t
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po përballet përsëri me dyshime serioze për manipulim të procedurave të prokurimit publik. Këtë herë, në qendër të akuzave është tenderi me vlerë rreth 2.6 milionë euro për ngritjen e sistemit elektronik të titujve akademikë, gradave shkencore dhe revistës shkencore në Republikën e Shqipërisë. Sokol Sinani, administrator i Intech+ dhe ish-ortak i Ilir Beqjes, ka depozituar dy ankesa pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke pretenduar se kriteret e vendosura nga AKSHI janë hartuar posaçërisht për të favorizuar një kompani të vetme në treg. Në thelb të konfliktit është kërkesa e AKSHI-t për personel të pajisur me certifikata sigurie CSP dhe një Oficer Sigurie Industriale, kriter që sipas Intech+ nuk mbështetet në asnjë argument ligjor apo teknik. Sipas dokumenteve, Komisioni i Prokurimit...