Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ngjarje e rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje në vendin e punës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pozzallo të Italisë, ku si pasojë ka humbur jetën një 36-vjeçar. Bëhet me dije se shqiptari u aksidentu, teksa po punonte. Sipas raporteve fillestare, aksidenti fatal u shkaktua nga një pjesë e thyer e krahut mekanik të një pompe betoni (mikseri i betonieres), të përdorur për të hedhur një pllakë betoni në një banesë private në Pozzallo, midis Via San Giovanni dhe Corso Vittorio Veneto. Sipas mediave italiane, procesi po kryhej me makineri, e cila duket se pësoi defekt dhe fatkeqësisht 36-vjeçari vdiq në vendngjarje. Ndërkohë, disa dëshmitarë folën për një shembje të mundshme të vinçit që ishte në përdorim në kantierin e ndërtimit, një detaj që hetuesit po e verifikojnë për të përcaktuar saktësisht...