“Rroftë republika e Kosit”, nënkryetari i PD ironizon komisioneren e Zgjerimit në BE: Ne kemi edhe shprehjen “një herë bie daci në kos”

“Rroftë republika e Kosit”, nënkryetari i PD ironizon komisioneren e Zgjerimit në BE: Ne kemi edhe shprehjen “një herë bie daci në kos”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ironizuar komisioneren e Zgjerimit në BE, Marta Kos, në lidhje me konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama për çeljen grup-kapitullit të fundit të Shqipërisë për negociatat. Në një postim në rrjetet sociale, demokrati përdor shprehjen ‘një herë bie daci në kos’, ndërsa shton ‘rroftë republika e Kosit’. Reagimi i plotë: KOS QË E BËRI DETIN KOS Kos për pak sa s’tha: Jo Shqipëria do hyjë në Evropë, por ne jemi kaq bukur e kaq mirë e kaq të lumtur, sa tani Evropa do hyjë në Shqipëri. Kështu arrihet bashkimi e fshihen dhe kufijtë detarë e tokësorë, por dhe ata gjinorë. Kos e bëri “detin u bë kos” dhe kushdo që ka një lugë mund të zhytet e...