Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ironia e Ylli Manjanit: Aq njerëz sa ishin në protestën e PD, mund t’i nxinte edhe holli i kryeministrisë
Ylli Manjani nuk e ka kursyer ironinë lidhur me pjesëmarrjen e ulët ditën e djeshme në protestën e Partisë Demokratike para kryeministrisë. “Nuk u koordinuan mirë gjërat se me aq vizitorë dje para Kryeministrisë, PD-së mund t’u ishte ofruar të bënin mbledhje në COD. Do me thënë te holli i katit të parë. Edi Oga kishte pak më shumë të ftuar në stand up komedi që bëri para 1 muaji aty. Pra holli i nxinte të gjithë ata që ishin mbrëmë në bulevard.Me atë rast bënin dhe një tur nëpër kryeministri, se i ka këput malli për të. Malli gërryen gurin…“, shkruan Manjani në një postim në rrjetet sociale.