Makina fundoset në nënkalimin e përmbytur, qytetarët mezi arrijnë të shpëtojnë

Makina fundoset në nënkalimin e përmbytur, qytetarët mezi arrijnë të shpëtojnë

Nënkalimi i Mamurrasit është përmbytur dhe bllokuae ditën e sotme. Disa automjete janë bllokuar dhe fundosur në ujin që ka arritur mbi 1 metër pasi nënkalimi s’ka asnjë lloj tubacioni apo kanalizimi për rrjedhjen e ujit. Nga pamjet e mbërritura mund të shihni se si një mjet fundoset plotësisht në ujë ndërkohë që qytetarët që po udhëtonin me të mezi arrijnë të dalin. Për momentin qarkullimi nëpërmjet këtij nënkalimi është ndaluar pasi situata ka dalë jashtë kontrollit.