A janë në rrezik gjigantët e teknologjisë me rritjen e vlerës së industrisë së AI? Ja çfarë thotë CEO i Google

A janë në rrezik gjigantët e teknologjisë me rritjen e vlerës së industrisë së AI? Ja çfarë thotë CEO i Google

Çdo kompani do të jetë në rrezik nëse “flluska” e inteligjencës artificiale (AI) do të shpërthente, tha për BBC Sundar Pichai, kreu i firmës mëmë të Google, Alphabet. Duke folur për BBC News, Sundar Pichai tha se ndërsa rritja e investimeve në inteligjencën artificiale (IA) kishte qenë një “moment i jashtëzakonshëm”, kishte njëfarë “irracionaliteti” në bumin aktual të AI-së. Kjo vjen mes frikës në Silicon Valley dhe më gjerë për një flluskë, pasi vlera e kompanive të teknologjisë së IA-së është rritur ndjeshëm në muajt e fundit dhe kompanitë shpenzojnë shumë për industrinë në lulëzim. I pyetur nëse Google do të ishte imun ndaj ndikimit të shpërthimit të ‘flluskës’ së AI-së, Pichai tha se gjigandi i teknologjisë mund t’i përballonte asaj stuhie të mundshme, por...