Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reshjet e dendura të shiut përmbytin Laçin, rrugët kthehen në ‘lumej’
Nga reshjet e dendura të shiut, probleme raportohen edhe në Bashkinë e Kurbinit. Vërshimi i ujit solli vështirësi në qytetin e Laçit, ndërsa raportohen përmbytje në Gjorm dhe Zheje. Ndërkohë, moti i keq ka dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, duke sjellë mungesë energjie kryesisht në fshatra. Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut. Në HEC-et e Qafë Mollës dhe Ulzës, prurjet janë rritur ndjeshëm, por sipas autoriteteve nuk është arritur niveli kritik që kërkon hapjen e portave, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Mbrojtjes Civile. Top Channel