Çështja e ’21 janarit’/ Ishte pjesë e kabinetit të Berishës në Kryeministri, Bylykbashi: S’kam marrë fletë thirrje nga SPAK

Çështja e ’21 janarit’/ Ishte pjesë e kabinetit të Berishës në Kryeministri, Bylykbashi: S’kam marrë fletë thirrje nga SPAK

Deputeti i Pastrisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u paraqit këtë të martë në SPAK. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha. Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai dha një prononcim për gazetarët, ku zbuloi se ishte thirrur për kallëzimin e grupit parlamentar të PD për Eco Park. Ai u pyet në lidhje me çështjen e ‘21 janarit’, për të cilën kreu i PD Sali Berisha ka marrë një fletëthirrje. Bylykbashi deklaroi se një njoftim i tillë nuk i ka ardhur, edhe pse në atë kohë ishte pjesë e kabinetit të Berishës në Kryeministri. “Jo nuk kam asnjë ftesë, për më tepër që atë ditë unë nuk kam qenë në Shqipëri”, u shpreh demokrati.   Top Channel