Reshje të dendura shiu në Lezhë, përmbyten disa lagje. Emergjencat në terren

Reshje të dendura shiu në Lezhë, përmbyten disa lagje. Emergjencat në terren

Kronikë E Martë, 18 Nëntor 2025 09:37 Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës së kaluar, kanë krijuar probleme në disa zona. Sistemi i kanalizimeve në qytetin e Lezhës nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë vërshim të ujërave në bllokun e banimit “11 Janari” dhe “11.2 Hektare” në lagjen “Besëlidhja”. Niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Shërbimet e emergjencës u angazhuan për të ndihmuar në largimin e ujit dhe për të shmangur dëmtimet në katet e para të banesave. Prezencë uji pati edhe në disa pika të rrugës Lezhë–Shëngjin, ndërsa një pemë u rrëzua dhe...