Vrasja e Egli Progës, asnjë i akuzuar në qeli. Gjykata e Korçës liron autorët e dyshuar

Vrasja e Egli Progës, asnjë i akuzuar në qeli. Gjykata e Korçës liron autorët e dyshuar

Kronikë E Martë, 18 Nëntor 2025 10:35 Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec. Pas 15 muajsh në paraburgimin e Drenovës, gjykata vendosi tre ditë më parë t’i nxjerrë nga qelia dhe t’i vendosë në “arrest shtëpie”, pasi afatet e qëndrimit në paraburgim kanë përfunduar. Ndërkohë, Prokuroria e Korçës vijon hetimet dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit, ku një pjesë e pamjeve filmike rezulton e fshirë. Dosja ishte dërguar fillimisht për gjykim me disa të pandehur, por pas dëshmisë së Denis Meçes në prokurori, çështja u rikthye për rihetim. Tashmë hetuesit presin rezultatin e ekspertizës që po kryhet në një laborator kompjuterik në Itali, në një përpjekje për...