Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U kap me kanabis që e shiste në qytet, arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë
Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga një 34-vjeçar që shiste kanabis në qytetin e Bulqizës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e vazhdueshme me fokus goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 34 vjeç, banues në fshatin Dushaj. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në të cilin ndodhej ky shtetas, dhe më pas gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, gati për shitje. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas,...