Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Lezha përfshihet nga reshjet e dendura, përmbyten disa lagje, emergjencat në terren
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës së kaluar, kanë krijuar probleme në disa zona. Sistemi i kanalizimeve në qytetin e Lezhës nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë vërshim të ujërave në bllokun e banimit “11 Janari” dhe “11.2 Hektare” në lagjen “Besëlidhja”. Niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Shërbimet e emergjencës u angazhuan për të ndihmuar në largimin e ujit dhe për të shmangur dëmtimet në katet e para të banesave. Prezencë uji pati edhe në disa pika të rrugës Lezhë–Shëngjin, ndërsa një pemë u rrëzua dhe vështirësoi qarkullimin. Gjithashtu, kanali i ujërave të...