Paketa fiskale/ “24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje”, Bardhi: Çështja do të shkojë në Kushtetuese

Paketa fiskale/ “24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje”, Bardhi: Çështja do të shkojë në Kushtetuese

Gazment Bardhi ka reaguar ashpër ndaj procedurës së kalimit të paketës fiskale në Kuvend, duke akuzuar qeverinë për shkelje të Kushtetutës. Kreu i grupi parlamentar të PD tha se qeveria ka paraqitur 8 ligje për miratim, por ka lënë vetëm 24 orë kohë për diskutim, një praktikë që ai e cilësoi të papranueshme. Sipas tij, kjo nuk është vetëm një shkelje e rregullave parlamentare, por një veprim që do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. “Keni futur në kalendar 8 ligje të paketës fiskale. I keni futur për seancën e nesërme, në shkelje të plotë të Kushtetutës. Këto ligje u janë dhënë deputetëve në datën 14 nëntor dhe kërkoni t’i miratoni nesër. Kjo është e papranueshme dhe hedh në erë çdo procedurë parlamentare. T’u lini vetëm...