Moti i keq përfshin vendin, Ministria e Mbrojtjes njofton gatishmëri totale të strukturave

Moti i keq përfshin vendin, Ministria e Mbrojtjes njofton gatishmëri totale të strukturave

Ministria e Mbrojtjes ka dalë në një deklaratë zyrtare, ku informon se strukturat e saj dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ndodhen në gatishmëri të plotë, si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet vendore për përballimin e çdo situate të mundshme të shkaktuar nga moti i keq. Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA. Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë. Në qarkun...