Rrufeja shkrumbon banesën në Malësinë e Madhe

Rrufeja shkrumbon banesën në Malësinë e Madhe

digjet banesa ne malesine e madhe SHKODËR- Një shtëpi banimi është shkrumbuar si pasojë e flakëve, në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 02:00 të natës në shtëpinë dykatëshe të shtetasit Zef Preknicaj. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrëfikësve banesa në fjalë është shkrumbuar plotësisht, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale ndërsa nuk ka persona të lënduar në njerëz. Shkaku i rënies së zjarrit nga hetimet paraprake mendohet të jenë shkarkesat elektrike për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara në 24 orët e fundit. Grupet e punës të bashkive, bashkë me Emeergjencat Civile dhe Forcat e Ushtrisë, grupet e OSHEE dhe të institucioneve të tjera janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.