Rrebeshe dhe rrufe! Meteorologia paralajmëron qytetarët: Mos lëvizni pa arsye

Rrebeshe dhe rrufe! Meteorologia paralajmëron qytetarët: Mos lëvizni pa arsye

Një situatë mjaft kritike e ka cilësuar meteorologia Tanja Porja, situatën meteorologjike në vend. Ajo paralajmëroi përkeqësim të motit me stuhi, erë të fortë, dhe reshje intensive në të gjithë territorin. Sipas saj reshjet më të dendura dhe rrebeshet do të jenë kryesisht në veri dhe qendër, duke zbritur në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme në zonat jugore. Ajo këshillon qytetarët që në këto kushte të mos lëvizin pa arsye thelbësore pasi përveç reshjeve intensive do të ketë stuhi dhe rrufe. “Është një situatë mjaft kritike, është shumë dinamike atmosfera. Reshje më intensitet të lartë në veri, dhe në të gjithë territorin do të kemi reshje me intensitet mesatar. Stuhi mjaft të forta të erës kryesisht në gjysmën veriore të Shqipërisë, rrebeshet më të shumta...