Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Përmbytje dhe ndërprerje e energjisë elektrike, ja qarqet më të prekura nga moti i keq
Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin prej mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit. Dëmet e para u raportuan në Lezhë, ku lagja “Besëlidhja”, u zgjua nën pushtetin e ujit. Rrugët kanë qënë thuajse totoalisht të pakalueshme nga makinat dhe këmbësorët pasi niveli i ujit ishte shumë i lartë. “Besëlidhja” Lezhë Pas Lezhës problematika janë regjistruar edhe në Shkodër. Pesë automjete me nëntë persona në bord mbetën të bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi–Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, pasi një masiv inertesh u shemb mbi rrugë si pasojë e reshjeve të dendura. Në Krujë janë përmbytur tokat bujqësore në fshatrat Bilajmm Murqinë e Mallkuc. Situata më problematike paraqitet në Murqinë, ku uji ka...