Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bota e artit në zi, ndërrojnë jetë në moshën 89-vjeçare ikonat e skenës italiane, binjaket Kessler
Binjaket Alice dhe Ellen Kessler, dyshja artistike gjermane që gëzoi sukses të madh në Itali duke filluar nga vitet 1960, kanë ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Mynih, ku jetuan për më shumë se tre dekada. Shtypi gjerman, duke filluar nga Bild dhe Der Spiegel, e raportoi vdekjen e tyre sot. Sipas tyre, policia kriminale e kryeqytetit bavarez ka nisur një hetim për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së binjakeve. Sipas Bild, Alice dhe Ellen zgjodhën vetëvrasjen e asistuar, por hetimi do të sqarojë se çfarë ndodhi në shtëpi, ku policia e bastisi pasi binjaket kishin vdekur tashmë. Të lindura në Nerchau, Saksoni, më 20 gusht 1936, Alice dhe Ellen Kessler filluan të studionin vallëzim që fëmijë, së pari në Gjermani dhe më...