I dënuar me burg nga Maqedonia e Veriut për falsifikim monedhash, arrestohet 36-vjeçari, ishte shpallur në kërkim edhe për vjedhje

I dënuar me burg nga Maqedonia e Veriut për falsifikim monedhash, arrestohet 36-vjeçari, ishte shpallur në kërkim edhe për vjedhje

Një 36-vjeçar i dënuar me burg për falsifikim monedhash nga Maqedonia e Veriut është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë. Shtetasi N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut, ishte halor në kërkim edhe në Shqipëri, për vjedhje. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi: N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë...